Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Bashkimi Evropian, për një marrëveshje të domosdoshme mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se “Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron”.

POSTIMI:

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

8 qershori po afron!

Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re