Është rikthyer sërish me 8 raste të reja në qytetin e Beratit virusi Covid-19. Vetëm sot janë regjistruar 8 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat. Njëri prej rasteve është një punonjës pòlicie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit.

Të infektuarit me Coronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm. Një çif të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga komshija e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Tiranës.

4 raste janë kontakte të të bùrgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë. Edhe punonjësi i pòlicisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan “pozitiv” me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkohē që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të pòlicisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e  DSHP-së konfirmohet se është herët për tu testuar të gjithë punonjësit e pòlicisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se, ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit,ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot “pozitiv” në Berat.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 2 qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv, ndërkohë që numri i të shtruarve ka shkuar në 89. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime, nga të cilët kanë dalë pozitiv 74 raste.

Ministria duke i shprehur ngushëllimet familjeve për humbjen e madhe ka apeluar për më shumë kujdes nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, duke thënë se shtrimet në Infektiv po rriten dita-ditës.

Sherndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 22 në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e madhe dhe nga një rast, në Lushnje, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re