Pas javësh identifikim të të infektuarëve në të njëjtat qytete, harta e përhapjes së infeksionit zgjerohet me Kukësin. Autoritet shëndetësore raportojnë se nga 236 testimet e kryera, dy prej tyre të rezultuar pozitiv janë personel shëndetësor.

Të dhënat tregojnë për një qëndrueshmëri të personave të prekur nga virusi në 14 ditët e fundit. Në spitalet Covid, nga 46 pacientët nën kujdesin e mjekëve në terapi intensive janë 12.

Pacientët e radhës që e kanë fituar betejën me virusin janë 16.

Nga qytetarët kërkohet përgjegjshmëri në ruajtjen e higjienës personale dhe veçanërisht të mbajtjes së distancës gjatë aktiviteteve të ditës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re