Njoftimi i ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja me COVID-19, në total 23 raste pozitive

Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë

Tiranë, 12 Mars- “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për
COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në
këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u
bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë
Mira Rakacolli.5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i
identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim
në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga
Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto
momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që
kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të
veçanta.Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 rasteDurrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)Lushnje – 1 rastElbasan – 2 rasteRrogozhinë – 1 rastTë gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe
Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen
të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që
kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të
sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i
parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e
rasteve.Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.






Previous articlePse gratë dhe fëmijët janë më pak të rezikuar nga kornavirusi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re