Skip to content

8 shtete arabe në këmbë; jelekverdhët e kanë nisë ‘Pranverën e Dytë Arabe’!

Demonstratat ne Tunizi

Përderisa më parë nëpër
vendet arabe njerëzit ishin dredhur nëpër rrugë me slloganin “Liri
Demokraci”, sot, rrugëve të qyteteve të vendeve arabe njerëzit kanë dalë
me sloganin e ri: “Për kushte ekonomike më të mira”, transmeton
.

Vendet arabe kanë filluar të vlojnë si rezultat i ndikimit
të frymës së jelekverdhëve të Francës. 

Protesta të mëdha janë duke e mbajtur në 8 vende arabe. Sudani,
Tunizia, Maroku, Libia, Libani, Iraku, Jordania dhe Algjeria janë para një
provimi të madh e të vështirë.

Në Liban e Tunizi, demonstruesit po tregojnë haptazi se janë
të frymëzuar nga revolucioni i jelekverdhëve në Francë. Në këto dy vende demonstratat
po përhapen me të madhe.

Aktualisht, vendi më i nxehtë i demonstratave është Sudani
ku për çdo ditë gjendja po tensionohet edhe më shumë.

Në Jordani, protestat filluan si rezultat i pakënaqësive
ekonomike, por që tani janë shndërruar në demonstrata të hapura kundër
qeverisë. Ushtria jordaneze është vënë në tetik.

Në Sudan demonstratat kishin filluar me 19 dhjetor, e sot,
nga 18 provinca sa ka Sudani, në 14 prej tyre njerëzit janë duke fjetur në
rrugë.  

Rritja trefish e çmimit të bukës, rritja e çmimit të
karburantit, e produkteve tjera ushqimore kanë nxitur revolta të mëdha në Sudan.
Njerëzit po kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe ndërrimin e pushtetit. Nga të
gjitha bankat vazhdon tërheqja e kursimeve ku ka ndikuar në ngritjen e dollarit
dhe të çmimeve tjera.

Edhe në Tunizi, vend ky ku kishte filluar Pranvera Arabe dhe
kishte rezultuar me rrëzimin e Zejnul Abidinit diktator, që nga ajo kohë
turbulencat nuk janë ndalur. Tunisi, sikur edhe vendet tjera arabe asnjëherë më
nuk e gjetën qetësinë, shkruan Kosova
Post.