Skip to content

8 të vdèkur dhe boom rastesh të reja, Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, bilanci më i tmèrrshëm që nga fillimet e pandemisë

Një tjetër bilanc i hidhur ditor nga pandemia e covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

8 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit ndërsa të ínfektuarit e rinj janë 196, më shumë se çdo ditë tjetër. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin kryer 1213 testime.

Numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut shkon në 3895, ndërsa humbjet e jetëve janë 179. Mes të ínfektuarëve është edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, i shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme.

/faxweb