Home SHQIPERIA 8 të vdekur nga Covid në Shqipëri, shifra të larta infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

8 të vdekur nga Covid në Shqipëri, shifra të larta infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

0
8 të vdekur nga Covid në Shqipëri, shifra të larta infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 8 qytetarë si pasojë e Covid-19.

Gjithashtu shifrat e të infektuarve vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 1,658 qytetarë të infektuar nga 5,367 testime të kryera.

Në të gjithë Shqipërinë janë 24,081 pacientë aktivë me Covid. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,367 testime, 1,658 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 2005 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë, në këto bashki:
795 në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë, Kuçovë, Skrapar, 11 në Mirditë, Devoll, 10 në Has, Divjakë, 9 në Shijak, Peqin, 8 në Dibër, Gramsh, 7 në Pukë, Mat, Mallakastër, 6 në Vau i Dejës, Delvinë, Belsh, 5 në Rrogozhinë, Përmet, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Himarë, 3 në Fushë-Arrëz, Tropojë, Selenicë, Poliçan, 2 në Konispol, Maliq, Kolonjë, Librazhd, 1 në Bulqizë, Dropull, Memaliaj, Cërrik, Prrenjas.
Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tetë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:
Një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç,  një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,658
Të shëruar në 24 orë      2,005
Të shtruar në spitale       157
Humbje jete në 24 orë    8
Testime ditore                 5,367

Testime totale              1,626,578
Raste pozitive                 248,070
Raste të shëruara           220,684
Raste Aktive                      24,081
Humbje jete                         3,305

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,684
Fier                 1,982
Shkodër         1,830
Elbasan          1,697
Durrës             1,611
Vlorë                1,514
Gjirokastër      1,248
Korçë               1012
Berat                 994
Lezhë                946
Dibër                  276
Kukës                 287

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë