Skip to content

8 të vrarë për pak minuta, zbardhen emrat viktimave, 2 prej tyre të mitur

zykaj2

 

VLORE- Zbardhen emrat e viktimave që mbetën të vrarë me armë zjarri sot në Resulaj. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ 7 prej emrave të viktimave. Bëhet fjalë për shtetasit; Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj, Berie Zykaj (i mitur, 6 vjec).

Gazetari Mehmeti raporton live nga vendi i ngjarjes se autori Ridvan Zykaj ka qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta 8 persona.

24 vjeçari pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku eshtë fshehur, ndërsa që mund edhe të dale drejt autostrades Levan-Tepelene.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoambulanca, të cilat kanë nisur të transportohen trupat e pajetë drejt morgut të Vlorës. Mehmeti raportoi se në vendin e ngjarjes shkuan 4 autoambulanca.(ed.me/BalkanWeb)