Skip to content

8 Ushqime që Ju Ndihmojnë ta Hiqni Migrenën pa Asnjë Mundim

migrena

Një migrenë është si një mysafire e padëshiruar, e cila zbarkon në ne në një mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të “hiqet qafe”. Nëse vuani nga dhimbje koke e shpeshtë, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë.

Sigurisht, ju mund të merrni pilula ose të bëni ushtrime për të provuar të kuroni dhimbjen tuaj, por këto ilaçe janë të përkohshme, që domethënë se dhimbja e kokës mund të rikthehet gjithnjë.

Ja dhe diçka tjetër që mund të bëni – ndryshoni dietën tuaj. Ndërsa ekzistojnë disa ushqime që shkaktojnë migrenë, ka të tjera që mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni një mbrojë kundër tyre dhe të parandaloni migrenën pa asnjë mundim.

Ne kemi gjetur 8 artikuj ushqimorë që duhet të konsumoni çdo ditë për të mbajtur larg dhimbjen e kokës.

Avokado

15136509 64193210 2f8f7efcbeef809c7f8e66de9dca92ec9cbe1b7d 1500 1 1569848901 728 5a572641f9 1569936975
© Depositphotos.com © Shutterstock.com

Në rast se keni nevojë për ndonjë arsye më shumë për ta dashur këtë frut të mrekullueshëm, avokado gjithashtu lufton migrenën. I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot jo vetëm që mund të largojnë dhimbjen e kokës por duke i konsumuar ato gjithashtu mund ta mbani larg këtë dhimbje.

Fiqtë

15136510 64190560 4b1b6a21e5ea8bdacc798f456e572cf6159386de 1500 1 1569848698 728 5d78e0152a 1569936975
© Depositphotos.com © Pixabay.com

Përveçse fiqtë janë të mirë për trupin tonë, ato gjithashtu na vijnë në ndihmë kur duhet të përballemi me migrenën. Sipas ekspertëve, fruti përmban kalium i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe largimin e dhimbjes së kokës.

Salmoni

15136511 64189160 0e82efbbbe55f26e5806ffe2c187630a34177219 1500 1 1569848458 728 4997891c14 1569936975
© Depositphotos.com © Depositphotos.com

I pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon grumbullimin e trombociteve tuaja, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Ai gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon të luftoni migrenën.

Patatet e ëmbla

15136512 64187110 77f3fabf7e39212f4522af3323b034d14b858f7d 1500 1 1569848307 728 420c9a46b1 1569936975
© Pixabay.com © Depositphotos.com

Patatet e ëmbla nuk janë vetëm shijshme, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të luftoni migrenën. E pasur me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të zvogëlojë dhimbjen dhe do t’ju qetësojë.

Shalqiri dhe karotat

15136513 64182060 c543f31bb3e7782d066d4c6bdfeb4558900582bf 1500 1 1569848096 728 c7f4555ef4 1569936975

Meqenëse ndihmojnë për të pirë ujë kur vuani nga migrena, konsumimi i ushqimeve si shalqiri, karrota, kastraveci dhe selinoja mund të funksionojë gjithashtu në favorin tuaj. Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës, sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit të trupit.

Sallata kinoa dhe lakra jeshile

15136514 64181960 b291dc23ca1d04755ad769b03e9c6cfff3780da1 1500 1 1569847990 728 63123e9ddc 1569936975
© Pixabay.com © Pixabay.com

Përveç të gjitha përfitimeve të tjera të tyre shëndetësore, kinoa dhe lakra jeshile ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e migrenës. Përmbajnë riboflavin, magnez dhe hekur, sallata kinoa mban larg migrenën, ndërsa lakra jeshile ka omega-3 dhe fibra, duke e bërë atë mbrojtësen tuaj më të mirë kundër migrenës së fortë.

Kosi

kos
© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Sipas studimeve, riboflavina, një pjesë e vitaminës B, është më efektive kundër migrenës dhe kosi është i pasur me të. Shtoni kos në dietën tuaj të përditshme nëse vuani nga sulmet e shpeshta të migrenës dhe shikoni rezultatet.

Lëngu i limonit

15136516 64772160 c114abfe5aed8c565d77a55da900da3977bea026 1569916631 1200 1 1569916631 728 54b783b014 1569936975
© Depositphotos.com © Pixabay.com

Duke përmbajtur një sasi të lartë të vitaminës C, lëngu i limonit është i njohur për përfitimet e tij shëndetësore dhe luftimi kundra migrenës ndodh që të jetë një prej tyre.

Kurdoherë që të vuani nga një dhimbje koke, thjesht përzieni pak lëng limoni në një gotë me ujë, shtoni 2 lugë çaji kripë dhe pini këtë ilaç magjik. Do të zvogëlojë inflamacionin dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë në fare pak kohë.

Bonus – Pastë kanelle

 

Merrni disa shkopinj kanelle dhe grijini ato duke bërë pluhur. Pastaj, vazhdoni të shtoni pak ujë në të, duke e kthyer atë në një paste të trashë. Aplikojeni këtë pastë në temthat dhe ballin tuaj sa herë që keni një sulm nga migrena. Ky ilaç natyral në shtëpi lufton migrenën dhe qetëson dhimbjet. Shpërlajeni pastën pas 25-30 minutave.

Cila është ilaçi juaj kur bëhet fjalë për migrenën? Ndani sekretet tuaja shëndetësore me ne në komente!

/shkollaeshendetit.com