Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka deklaruar ditën e sotme që demokracia në Shqipëri do të vazhdojë të jetë në pikëpytje, për aq kohë sa nuk do të bëhet drejtësi për 21 janarin.

Në një intervistë të shkurtër për gazetarin e Fax News Fatjon Gjinaj, gjatë homazheve për viktimat e 21 janarit, Manja u pyet se a është e pranueshme kjo deklaratë kur mazhoranca aktuale ka 8 vite në pushtet. Manja u justifikua duke thënë se qeveria nuk bën hetime, dhe shtoi se kjo e fundit ka bërë atë q i takonte të bëntë, duke iu referuar reformës në drejtësi.

Për sa i përket mos-respektimit të masave gjatë homazheve të ditës së sotme, Manja u shpreh se të gjithë janë me maska.

Pjesë nga intervista:

Pa u bërë drejtësi për 21 janarin, demokracia në shqiperi ëështë në pikëpyëtje.

-A mund të pranohet kjo deklaratë kur keni 8 vite në pushtet?

Qeveri nuk bën hetime, ajo që mund të bënim ne është reforma në drejtësi, që është kryereforma e 30 viteve. Ne presim që drejtësia e re të zbardhë këtë çështje.

Mosrespektimi i masave anti-Covid ditën e sotme?

Kjo pyetje s’ka lidhje me 21 janarin. Shof që qytetarët janë të gjithë me maska.

Ditën e sotme, teksa kanë kaluar 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri i Shqipërisë i shpalli ata “Dëshmorë të Atdheut”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko