Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier do t’i bashkohen protestës së sotme të organizuar nga opozita.

 

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike dega Fier, Rrapi Gjika drejt Tiranës janë nisur me automjetet e tyre private dhjetra demokratë duke nisur që nga mbremja e djeshme, ndërsa ka theksuar se në këtë protestë të radhës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama janë bashkuar dhe shumë qytetarë.

 

“Oraganizimi i strukturave ka qenë perfekt. Skandalet e kësaj qeverie vazhdojnë të rriten dita ditës. Kjo nuk është një protestë e PD, por e qytetarëve, të cilët ndihen të fyer nga udhëheqja e Ramës me gjithë këto skandale që u janë bërë. Numri i demokratëve është mbi 800, por qytetarë të shumtë kanë shkuar që mbrëmë në Tiranë.

 

Populli ka filluar të zgjohet dhe nuk po gënjehet më nga mashtrimet dhe skandalet e kësaj qeverie. PD ka drejtuar protesta jo të dhunshme. Proteston që t’i bëjë presion qeverisë që po bëjnë skandale dita-ditës”, tha ai.

 

Nën sloganin “Doreheqja është detyrim” mijëra qytetarë të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mbushin bulevardin para Kryeministrisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re