Skip to content

831 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe tre humbje jete në 24 orët e fundit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në 24 orët në vend janë shënuar tre humbje jete si pasojë e COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar gjithashtu se janë shënuar edhe 831 raste të reja.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1975 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 831 qytetarë, në këto bashki:313 në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnje, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë, Elbasan, 14 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, Prrenjas, nga 11 qytetarë në Bulqizë, Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Divjakë, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, 8 në Krujë, nga 7 qytetarë në Patos, Himarë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Dibër, nga 5 qytetarë në Delvinë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Poliçan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Mat, Klos, Belsh, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Roskovec, Finiq.

Janë 7,671 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Gusht 2022)Raste të reja ditore 831Të shëruar në 24 orë 795Të shtruar në spitale 26Humbje jete në 24 orë 3Testime ditore 1975

Testime totale 1,929,635Raste pozitive 316,976Raste të shëruara 305,745Raste Aktive 7,671Humbje jete 3,560

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,774Fier 769Durrës 676Vlorë 519Elbasan 394Korçë 321Gjirokastër 312Shkodër 239Lezhë 235Berat 231Dibër 151Kukës 50

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë