Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur ti përgjigjet pa vonesa ministres së Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, e cila prezantoi sot disa pika të projektbuxhetit të ardhshëm, që sipas saj i përgjigjet nevojave që kanë qytetarët e vendit.

Por duke nxjerrë dy shifra Meta thotë se në vitin e ardhshëm, qeveria ka akorduar më shumë se 838 miliardë lekë për PPP-të dhe për përballimin e pandemisë vetëm 14.5 miliardë, e cila përkthehet në më pak se 1% e prodhimit të brendshëm bruto.

“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan Meta në postimin e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re