
Mbi 85 mijë tifozë pritën për orë të tëra yllin e futbollit botëror, por Messi qëndroi vetëm pesë minuta në fushë.
Kalkuta, Indi – Lionel Messi, ylli argjentinas i futbollit për disa ditë do vizitojë Indinë. Në Kalkuta, nje shtatore e tij 22 metra e lartë është ekspozuar në qytet dhe sulmuesi i Inter Miamit, së bashku me Luis Suarez dhe Rodrigo de Paul shkuan për ta inauguruar.
Veç saj, mbërritja e Messit është parë si një festë në Indi, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Në stadiumin “Salt Lake” mbi 85 mijë tifozë pritën prej orësh që të shihin nga pranë Leon, por ky i fundit i përshëndeti vetëm për pesë minuta dhe diçka e tillë ka sjellë zemërimin e tyre.
Reagime të ashpra pasuan, me stola të thyer dhe të hedhur në fushë, madje sipas medieve u thyen edhe barrierat mbrojtëse.



