89 pacientë kanë arritur të mposhtin COVID-19 dhe janë shëruar. Ndërsa 81 të tjerë, nga të gjithë të infektuarit, janë të shtruar në spital dhe po vijojnë betejën. Midis tyre, ka edhe pacientë në gjendje të rëndë. Dy prej tyre janë në spitalin Infektiv dhe dy në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shifrat i njoftoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

 

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv. Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar). Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.”

 

Këtë të premte u shtuan edhe 27 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 304.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re