9.5 milionë euro janë sekuestruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave përgjatë 2018.

 

Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Arlind Gjokutaj janë verifikuar gjithashtu 4552 persona të dyshuar në fushën e pastrimit të parave.

 

“Në bazë të planit kemi bërë gati projektligje, që duhen miratuar në mars-prill 2019, për t’i lënë kohë zbatimit të tyre. Nga 347 raste, 127 prej tyre kanë shërbyer si indicie për hetim. 24 udhëra në 2018 për 5.4 mln. Asetet e sekuestruara në total 9.5 mln euro. U verifikuar 4552 persona.”

 

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Gjokutaj u pyet edhe në lidhje nëse ka banka që janë të përfshira në fushën e pastrimit të parave.

 

Gjokutaj tha se deri më tani nuk ka asnjë hetim ndaj asnjë banke ndersa mohoi qe te kete informacion ne lidhje me perfshirjen e bankave ne fushen e pastrimit te parave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re