9 humbje jete sot nga COVID, ky është qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve

Urgjenca-infektivi-qsut-1024x576-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nëntë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 572 raste të reja me COVID, nga 3808 testime të kryera.

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Kavaja, Tirana, Shkodra, Përmeti, Elbasani dhe Fieri, nga 57 deri në 83 vjeç.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, raportohen 8134 pacientë aktivë me COVID.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.

Tirana ngelet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve, pasuar nga Fieri e Durrësi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë