Ka njerëz që rrezatojnë një magnetizëm kaq të pashpjegueshëm që absolutisht të gjithë kanë dëshirë të jenë pranë tyre. Ata duan të jenë si ata, për të fituar miqësinë ose vëmendjen e tyre. Dhe akoma më kurioze është se këto cilësi nuk varen aspak nga pamja e këtyre njerëzve.

Ne kemi gjetur 9 këshilla që duhet të ndjekim për t’u bërë ky lloj personi.

© Jerry Weintraub Productions

Imazhi i veçueshëm

Ju duhet një imazh unik. Edhe më shumë, një detaj krejtësisht unik. Mbi të gjitha, imazhi juaj origjinal është gjëja që i bën edhe ata që s’ju njohin t’ju mbajnë mend. Dhe nuk po flasim për bukurinë. Duket e çuditshme, por unikaliteti mund të shprehet edhe nësë në mungesë të bukurisë apo brishtësinë. Ndonjë nga tiparet tuaja unike, qoftë një ritëm, gjest, shprehje e fytyrës, intonacion, stil i komunikimit ose një send i veshjes mund t’ju bëjë të paharrueshëm.

Të kesh një mision/objektiv

Për t’i bërë njerëzit të të kërkojnë dhe të vlerësojnë si një personalitet vërtet unik, duhet të kesh një arsye për ekzistencën tënde. Ambiciet, synimet, dëshira për të ndryshuar diçka në këtë botë. Përpiquni për diçka. Sepse një person pa një ëndërr është një libër me fletët bosh. Çfarë ka interesante aty?

Emmanuel Wong/Getty Images for Paramount Pictures

Ki një siguri që buron përbrenda teje

Për të qenë karizmatik, duhet të jesh i sigurt, jo hezitues. Merrni me guxim vendime, pa ngurruar ose pa pritur miratimin e të tjerëve, jini në gjendje të mbështeteni vetëm te vetja juaj, mos prisni për ndihmë nga jashtë dhe shpjegojini idetë tuaja për të tjerët në një mënyrë që ata e kuptojnë.

Njerëzit përreth jush mund të ndiejnë vetbesimin tuaj jo vetëm në sjellje, por edhe në të folur. Është më mirë të shmangni fraza të tilla si “Unë mendoj, shpresoj, mendoj, pres, ndoshta, sikur, me shumë gjasa”.

Ankesat harroji në shtëpi

A mund të admironi dhe të doni të jeni si një person që ankohet gjithmonë? Sigurisht që jo. Njerëzit karizmatikë kanë një mendim pozitiv. Shmangni kritikat, ankesat dhe temat negative. Edhe nëse jo gjithçka është e mirë në jetën tuaj, filloni një bisedë që ju sjell kënaqësi dhe do të sjellë të njëjtën gjë për dëgjuesit tuaj.

© Jerry Weintraub Productions

Përdor gjestet trupore, shumë

Sjellja juaj duhet të demonstrojë vetbesimin tuaj: mos u kërrusni, mos u mbështet për t’u mbatur te ndonjë objekt apo tek supi i shokut, njerëzit karizmatik e mbajnë veten me këmbët e tyre, përpiquni të buzëqeshni më shpesh, të shikoni në sytë e bashkëbiseduesit tuaj dhe të shmangni gjuhën e tkurrur/mbyllur të trupit. Kur uleni në bar apo club gjithmonë merr më shumë vend se ç’të duhet.

Në përgjithësi, kur shfaqeni në publik, veproni dhe ndjehuni si një njeri i famshëm në tapetin e kuq.

Bëhu një rrëfimtar interesant

Shumë njerëz besojnë se aftësia për ta bërë pothuajse çdo histori interesante është një talent.

Por nuk është gjithmonë kështu. Kryesisht është një aftësi që mund të mësohet. Thjesht fol me besim. Përdor humor, por shmang vetë-ironinë: ai zakoni për të qeshur apo tallur me veten tuaj apo veprimet tuaja. Mos harroni për gjuhën e trupit, jini emocionalë dhe qëndroni pozitivë. Mos u shqetësoni nëse jo çdo histori dhe shaka e juaj “funksionon”.
Tregoni historitë tuaja personale. Pasi të keni dëgjuar diçka vërtet interesante, njerëzit do ta ndajnë atë me të tjerët.

© Jerry Weintraub Productions

Mos e hiq shikimin

Kur flisni me dikë, gjithmonë shikoni në sytë e tij. Ndonjëherë një vështrim bishtnues mund të tregojë më shumë se një mijë fjalë. Kontakti me sy tregon se jeni duke dëgjuar bashkëbiseduesin tuaj dhe se i kuptoni dhe i pranoni ata si person.

Më e rëndësishmja, kur jeni duke biseduar me dikë në një ngjarje, mos u shpërqendroni nga gjëra të huaja. Mos shikoni në celularin tuaj ose në turmën pasi mund të duket se jeni duke kërkuar një bashkëbisedues më “të mirë”.

Mëso t’i dëgjosh të tjerët

Nuk ka nevojë ta konsideroni veten personin më të rëndësishëm në botë. Një interes i vërtetë për jetën e të tjerëve mund t’i bëjë njerëzit të të pëlqejnë më shumë sepse të dëgjosh të tjerët është një art i vërtetë. Nëse e dëgjoni personin tjetër me vëmendje dhe tregoni interes për bisedën ata fillojnë të ndjehen të nevojshëm dhe madje edhe të veçantë.

Sigurisht, nuk mund të mbani mend gjithçka që ju tha bashkëbiseduesi juaj, por të kujtoni emrin e tyre nuk është një punë e madhe. Ja një truk interesant. Kur një person prezantohet, përsëritni emrin e tij: “Mirko, gëzohem që u njohëm”. Dhe nëse doni që njerëzit t’ju kujtojnë, përdorni të njëjtën truk me emrin tuaj: “Përshëndetje, unë jam Bledi. Bledi Bodinaku”.

Përdorni efektin e pasqyrimit

Efekti pasqyrë, ose thjesht pasqyrimi, është një mënyrë e thjeshtë për të bërë dikë të krijojë menjëherë afrimitet me ju duke përsëritur shprehjet e fytyrës, intonacionet dhe gjestet e tij. Gjithmonë funksionon sepse metoda bazohet në natyrën e narcizmit njerëzor: një bashkëbisedues padashur fillon të ndiejë se jeni në sinkron me ta.

Ju gjithashtu mund ta përdorni këtë truk për të përvetësuar tiparet unike të njerëzve të tjerë. Për shembull, disa njerëz të famshëm që ju duken karizmatikë. Shikoni se si paraqiten ata pasi mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt. Ju mund të gjeni një analizë të hollësishme të shembujve të tillë në kanalin video “Charisma on Command”.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re