Ambasadorja e SHBA, ai I BE dhe i Britanisë së Madhe dolen para mediave pasi ishin ngujuar për gati 9 orë në një takim kokë më kokë me katër përfaqësuesit e Këshillit Politik,për reformen zgjedhore.

Yuri Kim, kryediplomatja amerikane në Tiranë tha se kishin mbyllur një ditë të gjatë dhe të lodhshme.

Kim tha se është bërë progres edhe pse ka qënë e vështirë për të gjitha palët.

Ambasadorja amerikane shtoi se baza e konsensusit duhet të jenë udhëzimet e OSBE-ODIHR dhe se nuk mund të dilet në kërkesa të tjera pa rënë dakort për këto pika.

Kim deklaroi se reforma zgjedhore është një kusht për anetaresimin në BE.

Ajo pohoi se gjithsesi është lënë një tjetër takim mes palëve ditën e mërkurë për të cuar më tej dialogun.

Në takimin me ambasadoret morën pjesë Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili dhe Rudina Hajdari.

“Shqiperia është në një fazë kritike të historisë së saj. Ne duam të mbështesim Shqipërinë dhe popullin shqiptar që të bëhett pjesë e familjes së madhe të BE. Qellimi yne edhe ne takimin e neserm eshte permbushja e rekomandimeve te OSBE’”, tha Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re