Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ne 24 oret e fundit jane zbuluar vetem 9 raste te reja nga 231 te testuar.

Sa i përket 2 spitaleve Covid nën kujdesin e bluzave të bardha janë gjithsej  43 pacientë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 19 persona, duke e cuar  numrin e pergjitshem te tyre në 302. Nurmi i atyre qe kane fituar betejen me virusin tashme e ka kaluar numnrin e te infektuarve aktive.

Tirana mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve me 246 raste, duke u ndjekur nga Shkodra me 94 dhe Durrësi me 42. 

7 prej të infektuarve te fundit u përkasin vatrave të reja në Kurbin dhe Kukës ndersa autoritetet shendetsore perserisin apelin per distancimin fizik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko