Të paktën nëntë shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e COVID-19. Lajmin e hidhur e dha ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber. Ajo ka informuar se ka edhe disa shtetas të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

“Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë.”

 

Ambasadorja bëri me dije se një pjesë e madhe e komunitetit shqiptarë ka humbur edhe vendet e punës. Për këtë arsye, ajo nxit shqiptarët që të jenë të vëmendshëm dhe të përfitojnë nga paketat financiare të shtetit amerikan.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re