Gjatë këtij viti është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve në spital. Në mesin e të shtruarve janë edhe 6 fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Po ashtu janë edhe 9 gra në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 171 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 166  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 5 të negativizuar. 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re