Kur Sabrina mbushi 9 vjeç në muaj e parë të këtij viti, ajo pyeti familjen dhe miqtë e saj që të mos i blinin anjë dhuratë, por t’i jepnin para. 9 vjeçarja arriti të mbledhë afro 1200 euro, të cilat i ruajti deri më tani.

Ajo kishte vendosur t’i ruante paratë për t’i shpenzuar për të tjerë fëmijë, që në këto kohë të festave të fundvitit s’do të kishin një dhuratë apo një lodër. Me kalimin e muajve ajo kurseu edhe disa qindra të holla.

Së bashku me nënën e saj, të dyja shkuan në dyqan dhe të gjitha kursimet Sabrina i shpenzoi për të blerë sa më shumë lodra për fëmijët e familjeve në nevojë, afro 1500 euro.

Kur 9 vjeçarja i tregoi punonjësve të dyqanit se pse po blinte kaq shumë dhurata, drejtuesi i dyqanit të lodrave vendosi që t’i bëjë ulje të çmimeve, në mënyrë që ajo të merrte edhe më shumë lodra, për të lumturuar sa më shumë fëmijë në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re