Hiqmet Veizi, vëllai i Ziver Veizit, njërit prej katër viktimave të 21 Janarit shpreh zhgënjim për faktin që kanë kaluar 9 vite dhe akoma nuk është bërë drejtësi.

“Nuk kemi asgjë, jemi ngopur me llafe. Jemi ngopur me drejtësinë, nuk kërkoj më asgjë. Kam 9 vite, jemi ngopur” tha ai.

Ndërkohë që mbesa e Ziver Veizit u shpreh se shpresa vdes e fundit dhe kjo shpresë është drejtësia e re.

“Kanë kaluar 9 vite, jemi të mërzitur se nuk është zbardhur e vërteta, shpresa vdes e fundit, kemi besim te drejtësia e re dhe që vrasësi i xhaxhait do të identifikohet” deklaroi ajo pas vendosjes së luleve mbi varrin e tij në përkujtim të 9 viteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re