Ne shpesh përqendrohemi aq shumë në djegien e kalorive përmes stërvitjes dhe ushtrimeve të veçanta saqë harrojmë se sa i mahnitshëm është vetë trupi ynë dhe se si është krejtësisht i aftë për të djegur kalori më vete!

Në fakt, është shumë efikas në këtë gjë për sa kohë që ju e ndihmoni, patjetër.

Çdo qelizë e vogël në trup luan një rol të veçantë kur bëhet fjalë për metabolizmin tuaj – procesin e kthimit të ushqimit në energji. Sa më i shpejtë metabolizmi juaj të jetë, aq më shumë kalori trupi juaj djeg.

Ja çfarë po e ngadalëson metabolizmin tuaj:

Një orar i pazakontë i ngrënies

© Depositphotos.com

Studimet tregojnë se një orar i rastësishëm i të ngrënit mund të çojë në shtimin e peshës. Trupi juaj thjesht nuk e di kur do ta ketë shansin të konsumojë më shumë ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë gjithçka, pasi nuk i dihet.

Zgjidhja: Gjeni se çfarë regjimi të ngrëni ju përshtatet më mirë dhe mbajeni vazhdimisht.

Mungesa e gjumit

©depositphotos

Nuk është një surprizë që njerëzit që nuk flenë gjumë mjaftueshëm nuk kanë shumë energji, që do të thotë se ata do të përdorin më pak kalori gjatë gjithë ditës.

Zgjidhja: Edhe pse nuk është gjithmonë aq e thjeshtë, gjeni një mënyrë për të fjetur mjaftueshëm. Provoni të përdorni aplikacione të veçanta ose provoni të pini çaj bimor para gjumit.

Mosngrënia mjaftueshëm

Nëse ulni shumë konsumimin e kalorive, trupi juaj shkon në gjendje urie dhe ngadalëson normën e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë energji rezervë sa më shumë që të jetë e mundur.

Vëzhgimi i konsumit të kalorive është kritik nëse doni të humbni peshë, por mos shkoni shumë larg. Dietologët këshillojnë 200 kcal për humbje të shëndetshme në peshë.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

© Depositphotos.com

Nëse kaloni pjesën më të madhe të ditës pas tavolinës suaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se ulja për një kohë të gjatë mund të ndikojë në metabolizmin tuaj.

Shumë studime e kanë provuar këtë dhe shumë kompani në botë inkurajojnë stafin e tyre që të bëjnë disa shtriqje dhe lëvizje të thjeshta çdo 30 minuta.

Ndryshimi i orës në vende të ndryshme

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Të gjithë ne kemi një orë të brendshme dhe nëse ndërpritet shpesh, i gjithë trupi vuan, veçanërisht metabolizmi.

Moskonsumimi mjaftueshëm i kalciumit

© Depositphotos.com

Konsumimi i mjaftueshëm i kalciumit është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për rregullimin e metabolizmit tuaj.

Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerantë ndaj laktozës, nuk është problem sepse ka shumë ushqime të tjera që janë të pasura me kalcium dhe ju mund të gjeni diçka që ju pëlqen.

Dehidratimi

© maymaydonthurtme / imgur

Çdo proces në trupin tonë varet nga uji. Nëse jeni të dehidruar, asgjë nuk do të funksionojë mirë. Një studim zbuloi se pirja e ujit (rreth 500ml) mund të rrisë normën metabolike deri në 30%.

Mungesa e proteinave

© Depositphotos.com

Proteina luan një rol shumë të rëndësishëm në marrjen dhe mbajtjen e peshës suaj të përsosur. Në krahasim me karbohidratet ose yndyrnat, proteina ka një TEF relativisht të lartë (efekt termik i ushqimit), një parametër që mat rritjen e metabolizmit që ndodh pas tretjes.

Plus, ju bën të ndiheni të ngopur dhe përfundoni duke konsumuar më pak kalori.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Ushtrimet e rezistencës rrisin masën e muskujve dhe të paturit një sasi më të madhe të masës pa yndyrë mund të rrisë ndjeshëm numrin e kalorive që digjen ndërsa pushoni.

Bërja e ushtrimeve minimale të rezistencës mund të bëjë një dallim të dukshëm./shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re