Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka dhënë sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare (NMF) për Shqipërinë. Kjo pagesë është pjesë e paketës NMF të emergjencës prej 3 miliardë euro për partnerët e zgjerimit dhe fqinjësisë, e cila synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.

Paolo Gentiloni, Komisioner për Ekonominë, tha: “Jam shumë i kënaqur që shoh këto fonde të shkojnë sot në Shqipëri. Ky disbursim është një demonstrim i solidaritetit të BE-së me popullin shqiptar, por edhe i angazhimit të Shqipërisë për të përmbushur agjendën e rëndësishme të reformave të rënë dakord me Komisionin Evropian.”

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh nder te tjera se “e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë”

E përgëzoj Shqipërinë për përmbushjen me sukses të kushteve për Asistencën Makro-Financiare të BE-së për një program mbështetjeje prej 180 milionë eurosh. BE-ja mbështet Qeverisjen Ekonomike për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë.”

Pagesa e parë prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë në kuadër të këtij programi NMF u krye në mars 2021.

KE vlereson se Shqipëria ka përmbushur kushtet e politikës të vendosura me BE-në për dhënien e kësaj pagese të dytë dhe të fundit prej 90 milionë eurosh në kuadër të programit NMF COVID-19.

Këtu përfshihen masa të rëndësishme për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe rritjen e mbrojtjes sociale.

Gjithashtu, Shqipëria vazhdon të përmbushë parakushtet për dhënien e NMF-së për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe mekanizmave efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumëpartiak dhe shtetin e së drejtës.

Me disbursimin e sotëm, BE-ja ka përfunduar tetë nga 10 programet NMF të paketës NMF prej 3 miliardë eurosh për COVID-19 dhe ka derdhur këstet e para për të gjithë partnerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re