Qeveria i eshte rikthyer projektit per te modernizuar linjën hekurudhore Tirane – Durrës me degëzim ne Rinas. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin grant prej 90 milion euro te siguruar nga Banka Europiane per rindërtim dhe zhvillim.
 
Paralelisht qeveria po shikon mundësinë edhe te rikthimit te stacionit te trenit pranë bulevardit zogu i pare. Sipas te dhënave, heqja e stacionit dhe zhvendosja e tij ne Vore ka ulur me 60 % numrin e udhëtareve. Tenderi per kete investim pritet te hapet ne muajin mars te këtij viti ku pritet te përzgjidhet edhe kompania qe do te ndërtoje kete segment hekurudhor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re