Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdarik, tejet e irrituar nga takimi me kryeministrin Rama tha se kërkesa e vetme dhe pa asnjë negociim mbetet ajo e listave të hapura dhe ndryshimit të Sistemit Zgjedhor.
“Ne kërkojmë lista të hapura, ndryshimin e sistemit zgjedhor, sepse është momenti që ndryshimi duhet të vijë patjetër në këtë vend” – tha Hajdari.
Sipas Hajdarit, Rama e di këtë dhe e kupton, por shtoi se marrëdhënia e ngushtë me Bashën për të cilën ajo deklaroi se është në dijeni e pengon të bëhet pjesë e plotësimit të një kërkese të tillë.
“Të gjithë duhet të përgjigjen dhe në Parlament në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë ata që e meritojnë. Marrëveshja ishte tjetër gjë për të cilën unë firmosa, ndërsa nuk do e votoj këtë në Kuvend, nëse nuk do të bëhen ndryshimet e nevojshme” – tha Rudina Hajdari.
Marrëveshja ishte tjetër gjë, riktheu PD dhe LSI, dhe kjo ishte shumë e mirë. Por ne duam të hapim listat. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera opozitës parlamentare, zotohem se do t’i shkoj deri në fund betejës”, u shpreh Hajdari.
Mes të tjerave, ajo tha se nëse nuk ndodh tani ky ndryshim, ka shumë gjasa që të mos ndodhë më, dhe se sipas saj, të ndëshkuar do të jenë qytetarët shqiptarë.
Kësisoj takimi prej një orë e 30 minuta nuk ka mundur të sigurojë konsensus. Përkundrazi takimi ka qenë me tone të ashpra mes palëve, shpesh edhe me artikulim akuzash.
/shqip
