Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se numri i dy i bashkisë do të merret në pyetje në orën 10:00.

Prokuroria ka nisur hetimet në fillim të shtatorit, pas denoncimeve në media si dhe nga Partia Demokratike se “pronari i “Fusha shpk” ka paguar hotelin 908 euro nata (në Barcelonë) për Maznikun.”

“Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.

Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Pagesa është bërë Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit. Pra, përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të”, ka denoncuar Partia Demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re