Ekziston mundësia që koronavirusi Covid-19, të riaktivizohet tek pacientët që e kanë kaluar virusin dhe kanë rezultuar negativ.
Në Korenë e Jugut, po vërehen disa raste “misterioze”, të cilat kanë shqetësuar autoritetet.
Janë rreth 91 persona, që e kaluan koronavirusin dhe kjo gjë u provua nëpërmjet analizës së tyre, e cila rezultoi negative.
Por, më pas kanë pacientë kanë rezultuar sërish pozitivë, pra mbartës së koronavirusit.
Jeong Eun-Kyeong, drejtori i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut, u shpreh se virusi mund të jetë “riaktivizuar”, tek këta pacientë.
Zyrtarët në këtë vend, po punojnë për të kuptuar këtë fenomen dhe faktin nëse virusi mund të riaktivizohet tek persona, që janë shëruar një herë nga Covid-19.
Sipas kësaj teorie, virusi qëndron në trupin e njeriut dhe është i padetektueshëm dhe me gjasë jo infektues. Më pas ai riaktivizohet.
Megjithatë ekziston edhe mundësia, që testimi origjinal i këtyre pacientëve në Korenë e Jugut, të ketë dhënë një rezultat negativ të gabuar dhe ata të mos kenë qenë të shëruar nga Covid-19.
/TPZ.al/