Skip to content

92 bashki dhe 6 rajone/ PS rrëzon propozimin e Alibeajt për ndarjen territoriale

Subscribe

Partia Socialiste rrëzon një propozim të grupit parlamentar demokrat për të rritur numrin e bashkive nga 61 në 92 dhe kalimin nga 12 qarqe në 6 rajone.

 

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka bërë me dije se PS do t’i qëndrojë ndarjes aktuale administrative në komisionin e Posaçëm të ngritur për këtë reformë.

 

Balla tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se ndarja aktuale ka sjellë përmirësim në shërbime në të gjithë territorin e kjo është arsyeja pse konsiderohet e duhura.

 

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar është referuar dhe një informacion lidhur me atë që kanë konkluduar anëtarët tanë dhe ekspertët tanë përgjatë punës intensive të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale dhe mund t`ju informoj që të gjithë anëtarët dhe ekspertët tanë kanë konkluduar se mes propozimeve për një numër më të madh bashkish dhe propozimeve për më pak, besoj se edhe në seancat dëgjimore që janë zhvilluar ka pasur propozim edhe për zvogëlim edhe për zmadhim të numrit.Kështu që në këtë këndvështrim nisur edhe nga fakti që vetëm 7 vite kanë kaluar nga reforma e fundit, nisur edhe nga fakti që të gjitha shërbimet publike në të gjithë territorin janë përmirësuar për shkak të kësaj reforme të Njësisë Administrative Territoriale. Ne kemi përmirësuar edhe shërbimin online duke rritur aksesin e drejtpërdrejt të çdo qytetari dhe shumë e shumë arsye që në një moment unë, bashkë me kolegen Denaj o të marim një komunikim më të gjerë me ju për të shpjeguar të gjithë qëndrimin tonë. Kemi konkluaduar që pozicioni ynë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Administrastive Territoriale do të jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale administrative territoriale me 61 bashki dhe 12 qarqe.