Trupat amerikane pritet të tërhiqen nga Iraku në mënyrë që të promovojnë “sovranitetin e kombit”, sipas një dokumenti të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA të botuar në mediat sociale.

Një vendim i tillë thuhet se është marrë pasi parlamenti i Irakut miratoi në një seancë të jashtëzakonshme një rezolutë ku kërkohej që trupat e huaja të largoheshin nga vendi.

Sipas raporteve të mediave, dokumenti thotë se trupat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA do të marrin një seri masash të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin e të gjithë procesit.

Vendimi i parlamentit irakian erdhi pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani në një sulm në Bagdad.

Iraku, thuhet në dokument, ka kufizuar lëvizjen e forcave ndërkombëtare, si pjesë e përgatitjeve për një mekanizëm për tërheqjen e trupave të huaja nga ai vend.

“Autoritetet irakiene kanë përgatitur një mekanizëm për tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend. Funksionimi i një koalicioni ndërkombëtar do të jetë i kufizuar në një rol këshillues, shpërndarjen e armëve dhe trainimin e forcave irakiane”, thuhet aty.

Sidoqoftë, këto informacione u mohuan më pas nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper.

“Ne nuk tërhiqemi nga Iraku, dhe as nuk kemi një plan të tillë,” tha Esper.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko