Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident.
Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Pasi u mor në pyetje gjatë natës në Komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë.
Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës.
Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia e fshehu ngjarjen, duke mos e përmendur emrin e Bejlerit, në komunikatën e saj për aksidentin.
Madje, edhe shoqërimin e ka bërë fshehur.
Kujtojmë që 63-vjeçarja e aksidentuar ka bërë denoncim dhe pavarësisht se policia e ka lënë të lirë Bejlerin, pritet që çështja të merret në dorë nga Prokuroria.(tema)
