Skip to content

Policia “kujtohet” të shoqërojë gjatë natës Ilda Bejlerin për aksidentin, por e lë të lirë më pas

 

 

Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident.

Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pasi u mor në pyetje gjatë natës në Komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë.

Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia e fshehu ngjarjen, duke mos e përmendur emrin e Bejlerit, në komunikatën e saj për aksidentin.

Madje, edhe shoqërimin e ka bërë fshehur.

Kujtojmë që 63-vjeçarja e aksidentuar ka bërë denoncim dhe pavarësisht se policia e ka lënë të lirë Bejlerin, pritet që çështja të merret në dorë nga Prokuroria.(tema)