Holanda konfirmoi shumën që do të japë në favor të rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi Shqiperinë në 26 nentor 2019.
Ministri i Jashtëm i Holandës, Stefan Blok konfirmoi se vendi i tij ka vendosur të japë 3 milion euro ndihme për fushatën e rindërtimit në Shqipëri.
Qëndrimi i Holandës vjen pak ditë përpara se të mbahet konferenca ndërkombëtare e donatoreve pikërisht për rindërtimin në Shqiperi, konferenca e cila do të jetë më 17 shkurt.
Kryeministri Rama ka pritshmëri të madhe për mbledhjen e një shume të konsiderueshme që do të shërbeje për të zbutur pasojat e rënda nga tërmeti.
“Kam pare pamje te trishtueshme pas termetit te 26 nentorit. Holanda eshte e angazhuar te mbeshtese Shqiperine ne kete proces”, shkruan mes te tjerash kryediplomati holandez, Stefan Blok ne twitter.
