Skip to content

Holanda jep 3 milionë euro për rindërtimin nga tërmeti në Shqipëri

Holanda konfirmoi shumën që do të japë në favor të rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi Shqiperinë në 26 nentor 2019.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stefan Blok konfirmoi se vendi i tij ka vendosur të japë 3 milion euro ndihme për fushatën e rindërtimit në Shqipëri.

Qëndrimi i Holandës vjen pak ditë përpara se të mbahet konferenca ndërkombëtare e donatoreve pikërisht për rindërtimin në Shqiperi, konferenca e cila do të jetë më 17 shkurt.

Kryeministri Rama ka pritshmëri të madhe për mbledhjen e një shume të konsiderueshme që do të shërbeje për të zbutur pasojat e rënda nga tërmeti.

 

“Kam pare pamje te trishtueshme pas termetit te 26 nentorit. Holanda eshte e angazhuar te mbeshtese Shqiperine ne kete proces”, shkruan mes te tjerash kryediplomati holandez, Stefan Blok ne twitter.