Skip to content

Prishja e banesave, çuni i Fahriut i jep “zemër” banorëve të Astirit: Mos u mërzitni se kur të vijë PD në pushtet do t’ju japë paratë cent për cent, ne mund të vriteshim me këta oficerët e policisë

Ish- deputeti i PD Klevis Balliu shkoi në Unazën e Re ku sapo ishin shëmbur banesat për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.

Edhe pse kishte premtuar se fadromat do të ndaloheshin me trupat e ish deputetëve të PD, Balliu tha se tani banorëve u ngelet vetëm të shpresojnë.

Ai garantoi se kur të vijë PD në pushtet, ai do t’i dëmshpërblejë banorët cent për cent. 

” Banorët e Unazës i rikonfirmoj që asgjë që nuk i hiqet kontratës së PD. Ato do të paguhen cent për cent me çmimim e tregut dhe ata që kanë bërë këtë genocid do të përballen me drejtësinë. Nuk do i fshihemi nesër në pushtet kësaj kontrate.

Kanë ardhur pa asnjë letër, pa asnjë dokument, dhe pa asnjë paralajmërim prandaj është një kaos me trafik.

Këta punojnë si mafia, ligjin e kanë armik, Kushtetutën e kanë armik. çdo qytetar shqiptar të jetë i bindur që ky pushtet kriminal po i vjen fundi. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që janë dhunuar dhe arrestuar do të marrin ç’ka i takon siç do të marrin

Banorët e Unazës së re kishin dy mundësi, të bënin luftë dhe të vriteshin me këta oficerë policie por këta nuk e kanë as me policin, as me gazetarin por është pushteti kriminal i Ramës dhe Veliajt që po bëjnë këtë gjenocid”- tha Balliu.(TemA)