Ish- deputeti i PD Klevis Balliu shkoi në Unazën e Re ku sapo ishin shëmbur banesat për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.
Edhe pse kishte premtuar se fadromat do të ndaloheshin me trupat e ish deputetëve të PD, Balliu tha se tani banorëve u ngelet vetëm të shpresojnë.
Ai garantoi se kur të vijë PD në pushtet, ai do t’i dëmshpërblejë banorët cent për cent.
” Banorët e Unazës i rikonfirmoj që asgjë që nuk i hiqet kontratës së PD. Ato do të paguhen cent për cent me çmimim e tregut dhe ata që kanë bërë këtë genocid do të përballen me drejtësinë. Nuk do i fshihemi nesër në pushtet kësaj kontrate.
Kanë ardhur pa asnjë letër, pa asnjë dokument, dhe pa asnjë paralajmërim prandaj është një kaos me trafik.
Këta punojnë si mafia, ligjin e kanë armik, Kushtetutën e kanë armik. çdo qytetar shqiptar të jetë i bindur që ky pushtet kriminal po i vjen fundi. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që janë dhunuar dhe arrestuar do të marrin ç’ka i takon siç do të marrin
Banorët e Unazës së re kishin dy mundësi, të bënin luftë dhe të vriteshin me këta oficerë policie por këta nuk e kanë as me policin, as me gazetarin por është pushteti kriminal i Ramës dhe Veliajt që po bëjnë këtë gjenocid”- tha Balliu.(TemA)
