Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD se qeveria ka shpërndarë maska të skaduara për mjekët.
“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:
Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë!
Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”– shkruan Rama. (TemA)
