Skip to content

“Maska të skaduara”, Rama i përgjigjet Bashës: Po shpif për pushtet. Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD se qeveria ka shpërndarë maska të skaduara për mjekët.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:

Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë!

Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”– shkruan Rama. (TemA)