Skip to content

“Shtet-rrethimi”, Rama: Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash dhe mediat duhet të akreditojnë automjetet e punonjësit pranë policisë

Pas kufizimit të lëvizjes së automjeteve private, Rama ka dhënë urdhër që dhe mediat të disiplinojnë lëvizjet e tyre dhe se duhet të akreditojnë mjetet me të cilat lëvizin pranë Policisë së Shtetit.

Gjithashtun Rama  i kërkon edhe sipërmarrjeve që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit

Njoftimi i Ramës:

Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.

Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit tr-dr mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë

Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe. (TemA)