Pas kufizimit të lëvizjes së automjeteve private, Rama ka dhënë urdhër që dhe mediat të disiplinojnë lëvizjet e tyre dhe se duhet të akreditojnë mjetet me të cilat lëvizin pranë Policisë së Shtetit.

Gjithashtun Rama  i kërkon edhe sipërmarrjeve që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit

Njoftimi i Ramës:

Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.

Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit tr-dr mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë

Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re