Skip to content

FOTOT/ “Ju jeni heronjtë tanë”, Meta: Mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës

Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen të thellë dhe falënderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë nga COVID -19.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë #COVID19.

Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.

Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!

Krenarë për të gjithë ju!”- shkruan Meta. (TemA)