Mësimi pritet të rifillojë në 23 mars. Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale.

 

“Planet tona janë që të rifillojë mësimi në 23 mars. Task Forca ka parashikuar që 2 javorshi është i mjaftueshëm dhe e nevojshme, por nëse do të ketë një shtyrje do t’ju njoftojmë.  Tani për tani të planifikojmë që të rikthehemi në shkolla me 23 mars.”

 

Besa Shahini sqaroi se një pjesë e mirë e shkollave janë dezinfektuar dhe se pjesa tjetër do të dezinfektohen në ditët në vijim. Ajo shpjegoi edhe nëse mësimi do të vazhdojë aty ku u la apo do të merren në konsideratë edhe mësimet online.

 

“Disa janë dezinfektuar tani, këtë javë, disa do dezinfektohen javën e ardhshme. U kemi çuar një letër të gjithë Bashkive që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, pra para se të fillojë mësimi. Leksionet që po i transmetojnë në TV kryejnë dy funksione, një përsëritje dhe një që të mos mbesim prapa. Kjo nuk zëvendëson punën e mësuesit, të rrinë në kontakt me mësuesit, që kur të kthehen të bëjmë një përsëritje të shkurte dhe të vijojmë orët e tjera. kemi humbur shumë orë për shkak të tërmeti, kështu që duhet të punojmë shumë fort që të mos mbesim pas me mësime.”

Shkollat u mbyllën me vendim qeverie pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko