TIRANE– Nga dje bashkia Tiranë shpalli nismën “Adopto një gjysh e një gjyshe”, për të ndihmuar me ushqime pensionistët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Nismës i është bashkuar një 83-vjeçare nga Farka. Mom Hatixhja (nëna; anglisht) , kështu e quan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ka zgjedhur të ndihmojë me të ardhurat e saj. “Jam një pensioniste. Kam dëshirë që me pensionin tim të ndihmoj me pensionin tim 20 familje. Zoti i bekoftë”-thotë e moshuara në video.
Krahas videos ai shkruan se sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar gjestin e të moshuarës dhe duke bërë thirrje që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë.
“Sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm. #adoptonjegjyshe Mom Hatixhja
, 83 vjeç, nga Farka, iu bashkua qindra bizneseve dhe individëve, të cilët po ndihmojnë të moshuarit dhe familjet në nevojë. 
Të BASHKUAR do ia dalim! Ju dua të gjithëve me
!”, shkruan Veliaj.
Pensionistëve iu është ndaluar që të dalin nga shtëpia, si kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi. Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë në Tiranë është 08000888.
(F.g/dosja.al)
