Skip to content

VIDEO/ ’20 familje do t’i ushqej unë’, Mom Hatixhja 83-vjeçare nga Farka dhuron pensionin për ‘shokët’ e saj të vetmuar: Dua të ndihmoj!

TIRANE– Nga dje bashkia Tiranë shpalli nismën “Adopto një gjysh e një gjyshe”, për të ndihmuar me ushqime pensionistët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Nismës i është bashkuar një 83-vjeçare nga Farka. Mom Hatixhja (nëna; anglisht) , kështu e quan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ka zgjedhur të ndihmojë me të ardhurat e saj.  “Jam një pensioniste. Kam dëshirë që me pensionin tim të ndihmoj me pensionin tim 20 familje. Zoti i bekoftë”-thotë e moshuara në video. 

Krahas videos ai shkruan se sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar gjestin e të moshuarës dhe duke bërë thirrje që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë.

“Sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm. #adoptonjegjyshe ⁣ ⁣ Mom Hatixhja 👵, 83 vjeç, nga Farka, iu bashkua qindra bizneseve dhe individëve, të cilët po ndihmojnë të moshuarit dhe familjet në nevojë. 📦🛍 ⁣ Të BASHKUAR do ia dalim! Ju dua të gjithëve me ❤!”, shkruan Veliaj.

Pensionistëve iu është ndaluar që të dalin nga shtëpia, si kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi. Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë në Tiranë është 08000888.

(F.g/dosja.al)