Skip to content

Nga e njëjta familje/ Tre raste të reja me Covid 19 në Elbasan, njëra punonjëse banke

Tre raste janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 në Elbasan. Dhe për më tepër që të gjitha rastet janë nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për një zonjë 53 vjeçe dhe dy vajzat e saj, ndërsa kryefamiljari ka rezultuar negative.

Por ajo që e bën situatën më të rëndë, lidhet me faktin se zonja është punonjëse në një filial banke të nivelit të dytë në Elbasan. Pritet që nesër të vendosen hapat e mëtejshëm për punonjësit e tjerë të bankës.

Sipas mjekëve, i gjithë personeli duhet të futet në vetëkarantim për të paktën dy javë.