Tre raste janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 në Elbasan. Dhe për më tepër që të gjitha rastet janë nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për një zonjë 53 vjeçe dhe dy vajzat e saj, ndërsa kryefamiljari ka rezultuar negative.
Por ajo që e bën situatën më të rëndë, lidhet me faktin se zonja është punonjëse në një filial banke të nivelit të dytë në Elbasan. Pritet që nesër të vendosen hapat e mëtejshëm për punonjësit e tjerë të bankës.
Sipas mjekëve, i gjithë personeli duhet të futet në vetëkarantim për të paktën dy javë.