Skip to content

“Çdo ditë e humbur kushton jetë”, Basha thirrje: Qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qeverisë për të rritur numrin e testimeve si  e vetmja rrugë për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit të COVID-19.

Në një postim në facebook, Basha thekson se numri i ulët i testimeve jo vetëm që fsheh të vërtetën , por kushton edhe jetë njerëzish.

Postimi i kreut të PD:

Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!.