Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qeverisë për të rritur numrin e testimeve si e vetmja rrugë për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit të COVID-19.
Në një postim në facebook, Basha thekson se numri i ulët i testimeve jo vetëm që fsheh të vërtetën , por kushton edhe jetë njerëzish.
Postimi i kreut të PD:
Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!
Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.
Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!.
